Bashkimi në gjysmë-finale të ‘Play Off’-it, Rahoveci barazon serinë
Klubi i Basketbollit, Bashkimi ka arritur ta mposht Trepçën me rezultat 86-88 duke u kualifikuar për në gjysmë-finalen e ‘Play Off’-it.
‘Arpagjikët’ fituan serinë dhe arritën që të bëjnë
një hap të madh drejt titullit.
Rahoveci ka arritur të shënoi një fitore të rëndësishme kundër Prizrenit. Ata
mposhtën klubin nga Prizreni me rezultat 72-76, duke barazuar serinë në 1-1.
Fituesi i serisë mes Prizrenit dhe Rahovecit në gjysmë-finale do të takohet me
Yllin, ndërsa Bashkimi do të luaj kundër Prishtinës./Indeksonline/