City shënon fitore me aromë titulli
Ekipi i Manchester Cityt ka arritur ta mposht Tottenhamin me rezultat 1:0.
‘Qytetarët’ fituan derbin e kësaj jave në Premier Ligë. Golin e vetëm për ekipin nga Manchester e shënoi Foden në minutën e pestë të ndeshjes, transmeton Indeksonline.
Kjo fitore është një hap gjigant i ekipit të Pep Guardiolas në garë për titull. Javën tjetër City luan kundër rivalit të qytetit Manchester United.
Tani Manchester City është një pikë përpara
vendit të dytë, Liverpoolit. Për momentin ekipi i sheikëve ka 86 pikë.
Tottenham me këtë humbje i zvogëlon shanset për të kualifikuar në Ligën e
Kampionëve. Për momentin ata gjendën në vendin e tretë me 67 pikë, një më shumë
se Arsenal dhe Chelsea dhe tre pikë më shumë se Manchester United.
Të tri ekipet kanë për të zhvilluar ndeshje gjatë kësaj fundjave./Indeksonline/