75 Mall Live Search
22:02 / E Shtunë, 20 Prill 2019 / indeksADMonline

Rita Ora arrin suksesin e parë me këngën e re

Rita Ora së fundi ka publikuar këngën më të re ‘Carry On’ në bashkëpunim me Kygon e cila është edhe kolona zanore e filmit të animuar ‘Pikachu’.

Ky projekt është mirëpritur nga adhuruesit e të dy artistëve ndërsa tani Rita përmes një ‘InstaStory’ ka treguar se është renditur e nënta në tabelën e iTunes, shkruan Indeksonline.

Në këtë toplist po qëndron edhe një tjetër këngëtare shqiptare, Ava Max me këngën ‘Sweet but Psycho’.

Ndryshe, ditë më parë Rita vizitoj Kosovën në kuadër të mision bamirës me organizatën ‘UNICEF’./Indeksonline/