18:52 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Liverpooli bën punën, pret “rrëshqitjen” e Cityt

Liverpooli ka fituar si mysafir i Cardiff me rezultat 0-2 në ndeshjen e xhiros së 35-të të Premierligës.

Skuadra e Jurgen Klopp mori tri pikë shumë të vlefshme në luftën për titull, shkruan Indeksonline.

Golat për Reds i shënuan Wijnaldum në minutën e 57-të dhe Milner nga penalltia në minutën e 82-të.

Me këtë fitore, Liverpool merr kreun e tabelës me 88 pikë, dy më shumë se City që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Tifozët e Liverpoolit tashmë duhet të fokusohen në derbin e qytetit të Mançesterit që zhvillohet të mërkurën. /IndeksOnline/