Si do të ishte David Beckham në vitin 2020, parashikimi i gabuar i 1998-ës
Parashikimi i një reviste e vitit 1998 për David Beckham nuk mund të ishte më i gabuar, prandaj është bërë viral.
Fotoja e manipuluar me Photoshop parashikon se si do të dukej legjenda e Manchester United në vitin 2020, me dhëmbë të prishura, flokë të rëna dhe të zbardhura dhe një fytyrë të rrudhosur.
Megjithatë, profecia shokuese është totalisht e gabuar sepse Beckham, i njohur për sensin e modës, është zgjedhur “Burri më seksi në botë” vetëm tre vite më parë nga revista People.
Gjithashtu 43-vjeçari edhe nga ana ekonomike është goxha mirë dhe mendohet të ketë një pasuri rreth 360 milionë euro bashkë me gruan e tij Victoria.
Më poshtë keni edhe parashikimin e revistës për sh-lojtarin e Real Madrid Steve McManaman. Shumë larg pamjes aktuale të anglezit.
