75 Mall Live Search
22:08 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Autoritetet po punojnë me të gjitha kapacitetet në gjetjen e punëtorit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka shprehur shqetësimin e tij për shembjen e dy ndërtesave, në Mitrovicë dhe Fushë Kosovë.

“Këto dy raste, me të drejt nxisin reagimet e gjithsecilit për mënyren dhe kushtet e punës në industrinë e ndërtimit dhe më shumë për përgjegjësinë e Komunave në dhënien e lejeve dhe Inspektoratit në kontrollimin e punimeve”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook- transmeton Indeksonline.

Haradinaj ka bërë thirrje për të gjithë mekanizmat të ndërmarrin masa emergjente në përmirësimin e kushteve dhe mënyren e punës.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

I shqetësuar me rastet e sotme të shembjes së ndërtesave në Mitrovicë dhe Fushë Kosovë, të cilat kanë rrezikuar drejtpërdrejt jetën e punëtorëve dhe qyetarëve përreth. Këto dy raste, me të drejt nxisin reagimet e gjithsecilit për mënyren dhe kushtet e punës në industrinë e ndërtimit dhe më shumë për përgjegjësinë e Komunave në dhënien e lejeve dhe Inspektoratit në kontrollimin e punimeve. 


Të gjithë mekanizmat e përfshirë në këtë sektor duhet të ndërmarrin masa emergjente në përmirësimin e kushteve dhe mënyren e punës.
Në këto momente autoritetet po punojnë me të gjitha kapacitetet në gjetjen e punëtorit të ngujuar nga gërmadhat e shembjes së objektit në Mitrovicë dhe ky aksion nuk do të kalojë pa ndërmarrjen e masave konkrete që ngjarja e sotme të mos përsëritet.

RH