75 Mall Live Search
22:30 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Lëndohet ylli i Chelseat, Hudson-Odoi

Mesfushori i Chelseat, Callum Hudson-Odoi ka pësuar një lëndim që mendohet se mund ta lë jashtë një kohë të gjatë.

18 vjeçari u largua nga loja në pjesën e parë në ndeshjen kundër Burnleyt.

Anglezi ishte në formë mjaftë të mirë dhe muajin e fundit kishte siguruar vendin në formacionin startues të Chelseat.

Mediumet angleze kanë raportuar se Hudson-Odoi nuk do të qëndroj edicionin e ardhshëm te Chelsea.

Ai kërkohet me ngul nga Bayern Munchen. /Indeksonline/