20 vjeçari nën rrënojat e ish- hotelit në Mitrovicë për më shumë se 6 orë
Sot rreth orës 17.00 është rrënuar një pjesë e ish-hotelit “Adriatiku”, në Mitrovicë. Për pasojë, një 20 vjeçar ndodhet ende nën rrënoja.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë Policia e Kosovës, ekipi i zjarrëfikësve dhe në orët e mbrëmjes edhe njësiti i Forcës së Sigurisë së Kosovës për kërkim shpëtim.

Pjesëtarët e FSK-së, po synojnë që ta gjejnë në gërmadha punëtorin që ishte duke punuar në rinovimin e ish-hotelit, kur një pjesë e mureve të tij u shemb.
Poashtu është raportuar se pronari i ri i hotelit të privatizuar apo punëkryerësi i punimeve rinovuese nuk ka pasur leje adekuate nga Drejtoria e Urbanizmit, për prekjen e shtyllave brenda ndërtesës. /Indeksonline/