75 Mall Live Search
10:18 / E Martë, 23 Prill 2019 / indeksADMonline

Lyrical Son, Dafina e Capital T, në shkrimin e Billboard për sukseset e këngëtarëve shqiptarë

Me shkrimin e Bebe Rexhës në Twitter e nis shkrimin Billboard në të cilën shpjegohet se pse artistet shqiptare janë në krye të toplistave botërore.

Sukseset e Bebe Rexhës, Rita Orës, Dua Lipës dhe Ava Max, janë të renditura në këtë shkrim të tabloidit britanik.

Në të nuk anashkalohet as mundësia që këngëtaret shqiptare kanë lënë të hapur për një bashkëpunim mes tyre, transmeton Indeksonline.

Mirëpo, kjo nuk është e tëra.

Tekstshkruesja e hiteve të Ariana Garnde, si “Thank U, Next” dhe “7 Rings”, Njomza ka përmendur edhe këngëtarët e tjerë nga Kosova, si Lyrical Son, Capital T e Dafina Zeqiri.

“Artistët shqiptarë, nuk janë vetëm në Amerikë. Ka një komunitet të madh të artistëve në Kosovë, si reperët Lyrical Son dhe Capital T e këngëtarja Dafina Zeqiri, të cilët performojnë në gjithë Evropën. Është një vend që po përparon”, citohet të ketë thënë Njomza për Billboard. /Indesonline/