Therrje me thikë në Vushtrri, arrestohet një person
Në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë është raportuar për një therrje me thikë.
Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën mashkull shtetas i Turqisë, njofton Policia e Kosovës- transmeton Indeksonline.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nga i dyshuari është konfiskuar thika. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Indeksonline/