75 Mall Live Search
12:07 / E Martë, 23 Prill 2019 / indeksADMonline

Flasin familjarët e 27 vjeçarit që humbi jetën në Mitrovicë: S’pati as kontratë as mjete mbrojtëse

I riu Visar Behrami, 27 vjeçar nga fshati Vidimriq i Mitrovicës, është nxjerr pa shenja jete mbrëmë pas shembjes së objektit të ish-hotelit Adriatik në Mitrovicë.

Varrimi i tij do të bëhet sot në varrezat e fshatit Vidimriq,  ndërsa e pamja po bëhet te Kroi i Vitakut në Mitrovicë.

Djali i axhës së të ndjerit, Lavdim Behrami, i ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në gjetjen e trupit të familjarit të tij, ndërsa tregoi se i ndjeri [Visar Behrami] nuk ka pasë kontratë pune derisa ka punuar në ish hotelin Adriatik në Mitrovicë,KlanKosova.

“Ai nuk ka pasë kontratë pune pasi ka qenë në punë sezonale dhe s’ka pasë mjete mbrojtëse”.