Dopietë në 21 minuta, Hyka “çmend” Izraelin!
Jahmir Hyka ka shpërthyer me dy gola në kampionatin izraelit, duke i shënuar Hapoel Haderas, me fanellën e ekipit të Macabi Netanya.
Ish-fantazistit të kombëtares i janë dashur 21 minuta që të shënojë dy herë. Ishin golat e parë me ekipin e tij të ri prej shkurtit.
Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 3-0 për Netanyan.
Hyka u transferua në merkaton dimërore.
