75 Mall Live Search
17:54 / E Mërkurë, 24 Prill 2019 / indeksADMonline

Piatek me një gol mund të kaloj dy skuadra

Milan dhe Lazio do të përballen në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë mbrëmjen e sotme dhe sulmuesi i kuqezinjve, Krzysztof Piatek, do të vihet në kërkim të golit të tij të nëntë në këtë edicion të kompeticionit.

Siç tregojnë të dhënat Opta, polaku mund të barazojë sulmin e dytë dhe të tretë më të mirë të kupës. Deri tani, në fakt, vetëm Fiorentina (12), Catania (9) dhe Novara (9) kanë shënuar më shumë se ylli i “Djallit”.

Ndeshja e parë mes Lazio-s dhe Milan-it, e luajtur 26 shkurtin e kaluar në “Olimpico”, është mbyllur në barazim 0-0.