Moment i rëndë, një grua hidhet nga kati i pestë në Ferizaj
Një tentim vetvrasje ka ndodhur para pak minutash në Ferizaj.
Një femër është hedhur nga kati i pestë i ndërtesës.
Pasi kishte kërcënuar për disa minuta me hedhje, femra është hedhur nga lartësia duke rënë në tokë, shkruan Indeksonline.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe policia dhe ambulanca.
Nuk dihet ende gjendja shëndetësore pas hedhjes./Indeksonline/