75 Mall Live Search
17:08 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Genta Cana i dha fund beqarisë, duket përrallore në fustan të nusërisë

Një nga prezantueset dhe moderatoret më të njohura dhe më të bukura shqiptare, Genta Cana mbrëmë ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë me Nol Fetoshin.

Me mbi 300 të ftuar, një organizim i mrekullueshme dhe përrallor, ishte Genta ajo që ia shtonte hijeshinë edhe më shumë, shkruan Indeksonline.

Si një princeshë e vërtetë, biondina seksi shkëlqej në fustanin e nusërisë i cili ishte teje glamoruz me një bisht të gjatë prej 18 metrash.

Në llogarinë e saj të ‘Instagramit’ nuk ka munguar as një imazh nga nata e saj e madhe, Genta ka postuar një fotografi teksa shihet me vello dhe lule në duar, moderatorja mahniti me pamjen teksa dukej si një nuse ëndrrash.

Kujtojmë, që çifti i sapomartuar së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të parë./Indeksonline/