75 Mall Live Search
20:34 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Molliqaj e quan sekt Vetëvendosjen, protesta thotë se ishte karneval i dështuar

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj e ka përqeshur protestën e sotme të ish-partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje.

Në postimin e tij të bërë në Facebook, ai ka thënë se anëtarët e Vetëvendosjes, apo si i quan ai besimtarët e sektit, nuk guxojnë t’i flasin për shkak se i qorton profeti, si­ç e quan ai Albin Kurtin, transmeton Indeksonline. 

Tutje, Molliqaj tha se LVV nga një lëvizje shpresëdhënëse është shndërruar në sekt që punon për interesa të Albin Kurtit.

Deputeti i PSD-së në fund tha se Vetëvendosja po fundoset dhe dëshmia më e mirë sipas tij është protesta e sotme.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Dardan Molliqajt:  

Shpesh takoj njerëz që i janë mërzitur ndarjes së VV-së. Meqenëse besimtarët e sektit nuk guxojnë as të më flasin sepse i qorton profeti, të tjerët që guxojnë të mendojnë, e kanë kuptuar gjendjen ku është katandisur kjo parti.

Nga një lëvizje shpresëdhënëse, është shndërruar në sekt që për interesa të profetit paranoik, duke u mbrojtur nga ”armiku i jashtëm”, e shkatërroi vetën nga brenda.

Nga një lëvizje shpresëdhënëse, është shndërruar në sekt që për interesa të profetit paranoik, është e gatshme ta djegë edhe protestën si aktin më demokratik të një populli.

Një sekt që akuzon bashkëthemeluesit e lëvizjes keq e më keq, e në anën tjetër pranon në gjirin e saj njerëz si Ajvaz Berisha, i akuzuar për vrasje e përdhunime.

Sekt që përqafon Berat Buzhalën vetëm e vetëm që profeti t’i përdorë mediat e tij për të shpifur kundër nesh.

Sekt, fundosja e shpejtë e të cilit nuk po ndalet. Dëshmia më e mirë është protesta e sotme, të cilën profeti do ta quante ”karneval i dështuar”.