75 Mall Live Search
09:14 / E Shtunë, 27 Prill 2019 / indeksADMonline

Golden State Warriors mposhtin Clippers-at, Durant me statistika të frikshme

Golden State Warriors ka arritur të shënoj fitore kundër L.A Clippers  me rezultat 129-110.

Me këtë fitore, Warriors e quan serinë në 4-2 duke u  kualifikuar në rundin e dytë të ‘Play Off’-it, transmeton Indeksonline.

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte, Kevin Durant i cili shënoi 50 pikë po ashtu shtoi gjashtë kërcime dhe pesë asistime.

38 nga 50 pikët erdhën në pjesën e parë, duke u bërë kështu lojtari i dytë në histori që shënon 38 pikë në dy çereke në kuadër të ‘Play Off’-it.

Në rundin e dytë, GSË e presin skuadrën në top formë, Houston Rockets./Indeksonline/