75 Mall Live Search
14:09 / E Shtunë, 27 Prill 2019 / indeksADMonline

Gattuso i detyron lojtarët të stërviten në shi: “Vazhdoni luani, mbase zgjoheni”

Forma jo e mirë dhe performancat e dobëta të lojtarëve duket se i kanë ardhur në maje të hundës trajnerit të Milani-it, Gattuso.

Gjatë ditës së djeshme, deri sa skuadra rosonere po stërvitje filloi të binte shi. Përkundër kësaj Gattuso i detyroi të vazhdonin të luanin.

“Vazhdoni luani dhe pak se mbase zgjoheni.”, iu kishte thënë italiani lojtarëve të tij raportojnë mediat lokale.

Disa minuta më pas shiu ishte bërë  më i fuqishëm dhe lojtarët u detyruan të shkojnë në palestër./Indeksonline/