Për 45 laptopa, Komuna e Prizrenit parashikon kontratë 30 mijë eurosh
Komuna e Prizrenit pritet të nënshkruaj kontratën e radhës. Kjo kontratë ka të bëjë me furnizim me laptop për nevojat e komunës.
E kjo kontratë që përfshin 45 laptop pritet t’i kushtojë komunës hiç me pak se 30 mijë euro.

Kjo është vlera e parashikuar e kontratës, mirëpo, ende nuk është nënshkruar me ndonjë operator ekonomik.
Ky tender sapo është hapur, ndërsa afati i fundit për pranimin e aplikacioneve është me 8 maj të këtij viti.
Nuk dihet cila kompani do ta fitoj këtë tender, por, ajo që dihet është shuma e lartë për këtë pajisje elektronike.
Kujtojmë që nëpër komuna ka raste kur asamblistët nuk i kthejnë laptopët që i shfrytëzojnë gjatë mandatit.
Edhe pse, me ligj ata obligohen t’i kthejnë asetet komunale, të blera nga taksapaguesit, ata pas përfundimit të mandatit nuk i dorëzojnë fare../Indeksonline/
