Mposhtet Tottenhami, llugë në Premierligën Angleze
Ka përfunduar derbi londinez mes Tottenhamit dhe West Hamit. Fitues dolën mysafirët të cilët i mposhtën Spurs me rezultat 0-1.
Golin për ekipin e Ëest Ham e shënoi Michail Antonio në minutën e 67-të, transmeton Indeksonline.
Kjo është humbja e parë e Tottenham si vendas në stadiumin e ri.
Me këtë disfatë ekipi i Spurs ia vështirëson vetës punët për të qëndruar në top katërshe.
Për momentin ata gjendën në pozitën e tretë me 70 pikë, tre më shumë se Chelsea dhe katër më shumë se Arsenal.
Chelsea dhe Arsenal do të luajnë nesër kundër Manchester United dhe Leicester./Indeksonline/