75 Mall Live Search
17:11 / E Shtunë, 27 Prill 2019 / indeksADMonline

Si të keni flokë më të trasha

1-Shmangni produktet me kimikate që nga shampo deri tek produktet e stilimit. Tregu është plot me produkte të kujdesit të flokëve që premtojnë rezultate të menjëhershme dhe afatgjata. Edhe prodhimet më të shtrenjta do të kenë një përqindje të caktuar të kimikateve, kështu që ju duhet të kontrolloni produktet e përfshira në to.

Kimikatet e rënda jo vetëm që do të prishin cilësinë e flokëve tuaj, por edhe do ta hollojnë atë. Disa prej tyre gjithashtu mund të çojnë në rënien e flokëve. Kimikatet si sulfatet, silikonet dhe parabenët shmangini dhe zgjidhni produkte që përmbajnë ekstrakte natyrale si aloe vera, bajame, fruta, qumësht, mjaltë etj. Përveç kësaj, qëndroni larg nga trajtimet kimike, tharëses, drejtimit të flokëve etj.

2-Masazhoni kokën tuaj rregullisht. Masazhi është një nga mënyrat thelbësore për të stimuluar flokët tuaj për të rritet më të trashë dhe të fortë. Masazhi nxit qarkullimin e gjakut dhe furnizon folikulin me lëndë ushqyese. Kjo do të ndikojë ën rritjen më të shpejtë të flokëve. Përdorni vaj ulliri ose kokosi, ngroheni pak dhe masazhoni kokën për disa minuta.

3- -Tregoni kujdes kur lani dhe thani flokët. Kryerja e këtyre proceseve në mënyrë të drejtë mund të bëjë të gjitha ndryshimet. Së pari, mos i lani flokët çdo ditë, sidomos me një shampo. Kjo pastron vajrat natyrale dhe parandalon prodhimin e saj. Vajra të tilla ushqejnë flokët. Uji në temperatura të larta do të thajë flokët dhe do ta bëjë atë të brishtë. Mundohuni të përdorni ujë të ftohtë ose ujë të vakët. Gjithashtu lërini flokët të thahen natyrshëm. Shmangni përdorimin e tharëses çdo ditë.

4-Bëjini flokëve një pastrim të thellë herë pas here. Çdo ditë ekspozimi ndaj kushteve të mjedisit dhe ndotjes ndikojnë në cilësinë e flokëve tuaj. Ju mund të shpëlani flokët me uthull molle që të ndihmojë në rivendosjen e flokëve tuaj në shkëlqimin e saj natyral.

5-Mos i shkulni flokët kur i krihni. Tregoni kujdes dhe delikat gjatë procesit të krehjes, pasi mund të shkaktoni këputje të tyre. Asnjëherë mos i krihni flokët kur janë të lagur.

6-Shmangni stresin për të marrë flokët më të trashë. Stresi është shkaktari i të gjithave, por dhe nuk mund ta shmangim dot. Prandaj çdo ditë aplikoni mënyra relaksuese që e largojnë atë, sepse stresi ndikon negativisht në gjithë mirëqenien tuaj. Ndikon në rritjen e flokëve dhe çon edhe në rënien e tyre.