30 milionë klikime për një javë, ‘Zemër’ nga Dhurata Dora dhe Sool King me rekord të ri
Kënga e shumë pritur ‘Zemër’ një bashkëpunim në mes një prej këngëtareve shqiptare, Dhurata Dora dhe reperit nga algjerian, Sool King u publikua vetëm një javë më parë, por tashmë është kthyer në hit.
Ky projekt për vetëm një javë ka kaluar shifrën e mbi 30 milionë klikimeve në kanalin zyrtar ‘Youtube’, shkruan Indeksonline.

‘Zemër’ është kështu kënga e parë shqipe që ka arritur një shifër kaq të lart klikimesh për një kohë të shkurt.
Kjo këngë ka qëndruar në pozitën e parë në top trendet e listuara nga YouTube në shtetet të ndryshme si Gjermania, Belgjika, Algjeria dhe Zvicra./Indeksonline/