Gjendet i vdekur një shqiptar në Greqi
Media greke “Patris” raportojnë se varësia e drogës i ka shkaktuar vdekjen një të riu shqiptar 29-vjeçar.
I riu u gjet i vdekur dje në një plazh në Ammoudara, nga një këmbësor, shkruan lapsi.al.
Pikërisht ky i fundit ka lajmëruar menjëherë policinë. Vdekja e shqiptarit i atribuohet përdorimit të drogës, pasi pranë tij u gjet heroinë, transmeton klankosova.
Identiteti i shqiptarit të vdekur nuk është bërë akoma i ditur. /Indeksonline/