75 Mall Live Search
20:13 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Momenti kur ushtarët e FSK-së gjejnë trupin e pajetë të personit të humbur në Bjeshkët e Rugovës

Një person është gjetur i vdekur sot në fshatin Reka e Allages në Rugovë.

AI dyshohet se ditë më parë është sulmuar nga familjarët e tij, gjatë një përleshje që e kanë pasur.

“Është gjetur nga njësitet policore trupi i pajetë i viktimës në fshatin Reka e Allagës në Rugovë. Rasti ka kaluar në kompetencë të Krimeve të Rënda, prokurori i shtetit ka dal ne vend te ngjarjes”, tha Shkodra Nikçi zëdhënësi për media nga Prokuroria Themelore e Pejës.

Ndërsa nga Ministria e Mbrojtjes kanë bërë të ditur se me vendim të ministrit Rrustem Berisha dhe sipas urdhrit të komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, një ekipi i Kërkim- Shpëtimit i FSK-së u angazhua në operacion kërkimi për një person të zhdukur në bjeshkët e Rugovës në Komunën e Pejës.

Ekipi profesional i FSK-së prej 12 pjesëtarëve pas një operacioni të gjerë kërkimi, në një terren të vështirë ka arritur të gjej trupin e pajetë të personit të shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, me inicialet  M.N. i moshës 50 vjeçare nga fshati Shtupeq i Madh i Pejës, transmeton Indeksonline.

Tutje në një njoftim për media u tha se ekipi i FSK-së trupin e pajetë e ka dorëzuar te Policia e Kosovës dhe familjarët e të ndjerit për procedura të mëtutjeshme./Indeksonline/