75 Mall Live Search
21:02 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Vasfije Krasniqi në konferencën më të madhe globale ‘Women Deliver’, flet për dhunimet gjatë luftës në Kosovë

Disa ditë para dëshmisë së saj në Kongresin amerikan mbi dhunën seksuale të ushtruar gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman do të flasë në konferencën më të madhe globale ‘Women Deliver’ që do të mbaht në Vankuver të Kanadasë.

Kjo konferencë në të cilën pritet të marrin pjesë rreth 8 mijë delegatë nga e gjithë bota, është e organizuar nën patronazhin e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau dhe zonjës Trudeau, transmeton Indeksonline.

Falë mbështetjes së pakursyer të organizatorëve të konferencës dhe qeverisë kanadeze në përgjithësi, Vasfija  do të ndajë historinë e saj dhe të rreth 2 mijë grave të tjera të dhunuara në Kosovë gjatë luftës, si dhe të motivojë gratë në të gjithë botën që të ndajnë historitë e tyre dhe të luftojnë stigmatizimin mbi dhunën seksuale./Indeksonline/