Aksidentohet autobusi, vdes futbollisti i skuadrës së madhe turke
Futbollisti çek, Josef Sural ka ndërruar jetë pas një aksidenti të minibusit që po barte lojtarët e skuadrës së Superligës turke, Aytemiz Alanyaspor.
Lajmin e ka konfirmuar skuadra turke përmes një njoftimi në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.
Sural vdiq në spital ku ai dhe gjashtë nga shokët e tij ishin shtrirë pas aksidentit të mbrëmshëm.

Shtatë lojtarë të Alanyasporit kishin marrë me qira një minibus VIP për t’u kthyer nga barazimi 1-1 i klubit kundër Kayserispor të dielën dhe autobusi u rrëzua rreth 5 km nga qyteti bregdetar jugor i Alanës.
Kryetari i klubit Hasan Cavusoglu ka thënë se shoferi kishte rënë në gjumë pas timonit të minibusit. Një shofer i dytë ishte në gjumë në atë kohë.
“Sipas informatave që morëm nga shefi i policisë, pavarësisht se ishin dy shoferë në automjet, ata ishin të dy në gjumë. Përplasja ndodhi si rezultat i të dyve që ishin në gjumë,” ka thënë Cavusoglu.
Ai tha se gjashtë lojtarët e tjerë të lënduar në aksident nuk janë në gjendje kritike. /IndeksOnline/