75 Mall Live Search
13:41 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

Feronikeli suspendon futbollistin më të shtrenjtë të Superligës

Përplasja me trajnerin Zekirija Ramadani i ka kushtuar me suspendim futbollistit Ben Hamed Kone.

Gazetasheshi.com mëson jo zyrtarisht se Kone është suspenduar nga Feronikeli për shkak të sjelljeve të tij jo të duhura me teknikun shkupjan.

Ylli nga Bregu i Fildishtë pati një përplasje verbale me Ramadanin gjatë momentit të zëvendësimit në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës përballë Ballkanit (1-2), teksa edhe tekniku shkupjan e pranoi atë.

“Janë gjëra që ndodhin në çdo klub. Pata një diskutim me Konen, pasi që i kam thënë edhe më herët që kampionati në Kosovë nuk bën të nënvlerësohet dhe pa vrapuar nuk mund të fitosh. Mbetet për ta parë analizën e lojës dhe ti qartësojmë disa gjëra”, kishte deklaruar Ramadani.

Por, që nga ajo ndeshje Kone nuk është parë më. Përveç që ka munguar në dy protokollet e ndeshjes KEK-u – Feronikeli dhe Feronikeli Gjilani, ai gjithashtu ka munguar edhe në seancat stërvitore.

Mbetet për tu parë se cili do të jetë vendimi i rradhës për Konen, i cili njëherit është njëri ndër futbollistët më të paguar në Kosovë.