Rekordi i Kek-ut më i zi se tymi i Obiliqit, 21 humbje rresht
Skuadra e Kekut sot është mposhtur 2-1 nga Flamurtari në stadiumin Fadil Vokrri.
Të parët në epërsi kaluan ‘elektricistët’ me anë të Vigan Veliut por Flamurtarin barazoi në fund të pjesës së parë me Shend Kelmendin.
Ndërsa në pjesën e dytë golin e fitores për kryeqytetasit e realizoi Florim Bërbatovci.
Për Kekun kjo ishte humbja e 21-të rresht në Superligë. Trajneri Alban Dragusha u shpreh i bindur që kjo skuadër do të marrë pikë deri ne fund.
“Kemi patur një paraqitje solide sot, pavarësisht disa mungesave dhe lëndimeve që na u paraqiten gjatë ndeshjes. Gjithsesi ne do të vazhdojmë me objektivin tonë që kemi për ndeshjet e mbetura, pasi që ky KEK do ti marri pikë dikujt deri në përfundim të kampionatit” tha Dragusha për Gazetën Sheshi. /Indeksonline/