Milot Rashica te Bayerni? Ja çka po zihet!
Menaxheri i Milot Rashicës, Altin Lala ka deklaruar së fundi se forma e mirë e Milot Rashicës ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave evropiane për të siguruar shërbimet e mesfushorit kosovar.
Gazeta angleze Daily Mirror ka shkruar se përveç skuadrës Crystal Palace edhe Bayerni i Mynihut është i interesuar 22 vjeçarin, transmeton Indeksonline.
Rashica në vitin 2019 ka shpërthyer me 10 gola dhe 3 asistime në Bundesligë dhe DFB Pokal.
Menaxheri i Rashicës, Lala ka thënë se futbollit nuk i dihet sepse zhvillimet ndodhin shumë shpejt, megjithatë mendon që mesfushori kosovar mund të qëndroj edhe 1 vit te Werderi i Bremenit. /Indeksonline/
