Van Dijk: Përsëris, Messi lojtari më i mirë në botë
Krejt bota është duke pritur një nga duelet më interesante në botën e futbollit, mes sulmuesit dhe mbrojtësit më të mirë në botë.
Argjentinasi Lionel Messi do të përballet nëser mbrëma me mbrojtësin Virgil van Dijk.
Ky i fundit të dielën u zgjodh zyrtarisht futbollisti më i mirë në Premier Ligë në këtë edicion.
Për yllin Leo Messi, Van Dijk thotë që është lojtari më i mirë në botë dhe kjo nuk ka diskutim.
“E kam thënë edhe më herët dhe e përsëris, Messi është lojtari më i mirë në botë. Megjithatë ne do të mbrohemi mirë si grup dhe do të sulmojmë si grup. Jemi gati” deklaroi van Dijk. /Indeksonline/