Reagon lojtari nga Bregu i Fildishtë: Paga ime te Feronikeli nuk është as 50% sa kam marrë te Xamaxi
Futbollisti i Feronikelit, Hamed Kone ka reaguar pas shkrimeve të fundit nga mediat kosovare në lidhje acarimin e marrëdhenjeve me trajnerin Zekirija Ramadani.
Ai poashtu ka sqaruar pagën e tij duke thënë se te Feronikeli nuk merr as 50% sa ka marrë te Xamaxi vitin e kaluar.
Ky është reagimi i plotë i Kones:
“E shoh të arsyeshme të prononcohem në lidhje me shkrimet në media ku përmendet emri im. Dëshiroj të them se unë në Kosovë kam erdh të ndihmoj Feronikelin të bëhet kampion, edhe kjo është më e rëndësishme për mua, edhe këtu nuk kam ardhur për lekë, por kam ardhur për respektin ndaj kryetarit Naser Ramaj, edhe me sugjerimin e Blerim Sadikut menaxherit tim, i cili dëshironte që investimet edhe ambiciet e kryetarit te realizohen. Paga ne Feronikel nuk është as 50% e pagës që unë e kisha në klub Xamax. Edhe vitin e kaluar kur kalova në Xamax, pasi që i humbi gjasat Feronikeli për kampion Naser Ramaj ka qenë korrekt dhe me dha drite jeshile. Sa i përket trajnerit Ramadani unë si futbollist me bagazh internacional, ai si trajner i ri e ka pasur përkrahjen time çdo herë, edhe pse jam i bindur se hapësirë për të ndihmuar ekipin ka qenë si një futbolist 16 vjeçar. Por, une jam profesionist edhe Feronikeli është mbi Hamed KONE dhe Ramadanin. Unë jam në gjendje të pres sikur deri tani nga stoli, apo edhe mos të jem në 18-she vetëm se Feronikeli të bëhet kampion, edhe thellë nga zemra e dëshiroj këtë, sepse mos suksesi do të thotë largim nga Feronikeli, edhe Liga e Kampionëve për mua, por edhe për Ramadanin. Unë besoj se kemi lojtarë të nivelit për të arritur objektivat e klubit, edhe njëkohesisht futbollit kosovar. Çdo familje mund të ketë fërkime, por ato jane pjesë përbërëse të jetes. Ambienti në ekip edhe dëshira e futbolistëve ndjehet, besoj se do ja arrijmë qëllimit.”