Rakitiç: Ne e ndjekim Messin, fjalët e tij na kanë motivuar
Ivan Rakitic thotë se dëshira e kapitenit Messi për të fituar Ligën e Kampionëve është një frymëzim për Barcelonës.
Leo Messi deklaroi haptasi se dëshira e tij më e madhe është për ta sjellur sërish në Camp Nou “atë kupë të bukur” pas tre vjet rresht humbjesh në cerekfinale.
Dhe Rakitiç thotë se “lojtarët e ndjekin sa herë që kapiteni ynë thotë diçka”.
“Leo ka qenë kampion i La Ligës 10 herë në 15 vjet dhe, natyrisht, pasi pamë atë duke ngritur kupën [La Ligën e të shtunës] me një lumturi të tillë, kjo është dicka që i motivon të gjithë”, tha mesfushori kroat.
“Nëse Leo është i lumtur të fitojë çdo titull, ai na bën edhe më të etur. Ne e dimë se jemi Barça, ne duhet të japim gjithçka dhe të ndjekim lojtarin më të mirë në histori na jep më shumë besim për ta bërë këtë”. /IndeksOnline/