75 Mall Live Search
15:25 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

Denis Suarez lë Arsenal-in kthehet në Barcelonë

Mesfushori spanjoll, Denis Suarez është dashur të kthehet më herët nga Arsenali se që e ka menduar.

Ai u huazua në janar nga Barcelona me qëllimin që të ketë më shumë minuta në Angli, por talenti spanjoll as në Londër nuk arriti që t’i ketë minutat që po i kërkon, transmeton Indeksonline.

Suarez po vazhdon të vuaj nga lëndimet. Mesfushori i Barcelonës gjatë kohës sa ishte në Angli më shumë qëndroj i lënduar.

Duke e parë që ekipi londinez nuk e ka ndërmend ta blejë, ai është rikthyer më herët në Barcelonë që të rikuperohet më shpejtë nga lëndimi./Indeksonline/