Emery zbulon aksidentalisht strategjinë për ndeshjen kundër Valencias
Trajneri Unai Emery po bën përgatitjet e fundit për sfidën gjysmëfinale të Europës League, që Arsenal do të diskutojë të enjten ndaj Valencias.
Tekniku i “Topçinjve” ka pozicionuar futbollistët e tij nëpër vendet e tyre gjatë provave të së mërkurës në “London Colney”, por aksidentalisht, nëpërmjet tabelës së tij të taktikës, ka zbuluar shumë më tepër nga sa kishte për qëllim të bëhej publike.
Në disa foto të marra në ambientet stërvitore shfaqet trajneri Emery me idetë dhe strategjinë e tij të hedhura në fletë të bardhë, për takimin e parë gjysmëfinal. Një gabim që ka zbuluar qëllimin e tij për të luajtur me vetëm tre mbrojtës.
Aktualisht Arsenal bën llogaritë pa Aaron Ramsey, Hector Bellerin, Denis Suarez, Rob Holding dhe Danny Welbeck, ndërkohë që Nacho Monreal mbetet në dyshim, duke detyruar trajnerin Emery që të mendojë për tjetër zgjidhje.
