Zyrtare: Brescia rikthehet në Serie A pas tetë vitesh
Brescia Calcio është rikthyer në nivelin më të lartë të futbollit italian, në Serie A.
Pas fitores 1-0 kundër Ascolit, “Le Rondinelle” kanë siguruar biletën direkte për Serie A dhe janë kampion të Serie B, shkruan Indeksonline.
Hera e fundit që kjo skuadër ishte në këtë nivel ishte sezoni 2010/11 kur përfunduan në pozitën e 19-të.
Lecce është skuadra e dytë që pritet t’i bashkohet Brescias, derisa një vend tjetër do të sigurohet në Play-off, ku në garë do të jenë gjashtë skuadra. /IndeksOnline/
FINITAAAA!!!! Brescia vince 1-0 ed è in SERIE A!!!!! #FORZABRESCIA #BREASC
— Brescia Calcio BSFC (@BresciaOfficial) May 1, 2019