75 Mall Live Search
15:05 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Diplomati gjermani thotë se samiti i Berlinit ishte më i mirë se që ka dalur në media

Diplomati i njohur gjerman, Friedbert Pflüger ka thënë se Samiti i Berlinit ishte më i mirë se sa është shfaqur në media.

Pflüger ia ka bërë të ditur këtë detaj deputetit kosovar, Gani Dreshaj pasi që nga prapaskena ishte pjesëmarrës i këtij Samiti.

“Samiti ishte më i mirë se sa tregohet në media. Një aspekt shumë i rëndësishëm ishte përfshirja e suksesshme e Macron, reflektimi i tij dhe qasja e tij në shtetet e Ballkanit. Poashtu, për herë të parë ai e dëgjoi nga afër versionin e Haradinajt. Shkëmbimi i territoreve nuk është permendur fare si opsion. Haradinaj ishte konkret, pro idesë së bashkëjetesës në një shtet të kosovarëve e serbëve me të drejta të barabarta” i ka thënë Pflüger, Dreshajt.

Ditë më parë politikani gjerman i CDU-së kishte thënë se Gjermania është kategorikisht kundër prekjes së kufijve./Indeksonline/