Fustanet më të bukura të mbrëmjes “Billboard Music Awards 2019”
Këto ditë është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve “The 2019 Billboard Music Awards”, në MGM Garden Arena të Las Vegasit. Ceremonia e mbrëmshme ishte mjaft interesante dhe me plot surpriza.
Rep-artisti i njohur, Drake bëri histori, duke u bërë artisti me çmime më së shumti të fituara në “Billboard Music Aëards”.
Ai fitoi 12 çmime, kështu duke bërë që totali i çmimeve nga kjo ceremoni për reperin të arrijë në 27.
Krahas çmimeve të marra vëmendje të madhe morën edhe parakalimet e artistëve në tepihun e kuq.






