Thaçi: Liria e Kosovës i ka rrënjët edhe në lirinë e shtypit
Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se liria e mediave është me përgjegjësi të madhe publike.
Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se Liria e Kosovës i ka rrënjët edhe në lirinë e shtypit, transmeton Indeksonline.
Sipas tij, ishin mediat e lira ndërkombëtare, të cilat pa censurë informuan botën për qindra masakra, për vuajtjet dhe spastrimin etnik që po ndodhte në Kosovë.
Më poshtë postimi i Thaçit:
Liria e Kosovës i ka rrënjët edhe në lirinë e shtypit. Ishin mediat e lira ndërkombëtare, të cilat pa censurë informuan botën për qindra masakra, për vuajtjet dhe spastrimin etnik që po ndodhte në Kosovë.
Më 1998-1999, liria e shtypit fitoi mbi censurën. Mediat e lira fituan mbi ato të kontrolluara nga regjimi serb.
Gazetarët tanë janë rritur me këtë frymë dhe sot në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, i gëzohemi faktit që kemi krijuar një mjedis për ta ndjekur shembullin e tyre për ta thënë të vërtetën.
Liria e shtypit, liria e shprehjes, e cila është me përgjegjësi të madhe publike, është e drejtë themelore dhe e forcon edhe demokracinë tonë! /Indeksonline/