Mos i kapni flokët kur i keni të palara
Ndonjëherë ndodh që grave dhe vajzave të mos i lajnë flokët për shkak se nuk kanë kohë. Kur dëshirojnë të dalin, ato vendosin t’i kapin flokët më gërsheta.
Edhe pse mund të na japin një pamje sa më elegante, të lidhim flokët kur janë të palara është një gjë e gabuar.
Kjo për shkak se duke i lidhur flokët nuk i lejojmë të ajrosen. Në këtë mënyrë rrënja e flokut izolohet dhe pengon rritjen. Po ashtu nga shtrëngimi mund të ndodh këputja e flokëve.