Istogu kampion i Kupës së Kosovës
KHF Istogu sot është shpallur kampion i Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në kategorinë e femrave, pasi që ka mposhtur Vushtrrinë, me rezultat përfundimtar, 24:37.
Istogu ishte në epërsi edhe gjatë pjesës së parë me rezultat 13:20.
Ndeshja është zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, me fillim nga ora 16:30.
Me fillim nga ora 19:15 do të zhvillohet edhe ndeshja finale e hendbollit në kategorinë e meshkujve, ku do të përballen Prishtina me Kastriotin.