Drecun: Nëse nuk ndërron diçka, së shpejti do ta shohim flamurin e ‘Shqipërisë së Madhe’
Kryetari i të ashtuquajturit Komision Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun thotë se është e qartë se gjendja e para vitit 1999 nuk mund të kthehet, por paralajmëron se në qoftë se nuk bëjnë diçka serbët së shpejti një flamur i ‘Shqipërisë së Madhe’ do të jetë në afërsi të Pançiq-it në Kopaonik.
Duke folur për samitin e fundit në Berlin, Drecun tha se kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron duan të demonstrojnë se ata në mënyrë efektive mund të punojnë nga administrata evropiane.
“Makron dhe Merkel kanë përjetuar surprizë të pakëndshme për shkak se ata nuk prisnin sjellje të tilla. Rezultati i vetëm i takimit ishte shpallja e një takimi të ri në korrik. Megjithatë, të gjitha këto iniciativa janë duke ndihmuar në këtë proces”, tha ai, transmeton Indeksonline.
Sipas tij përpos që situata e para vitit 1999 nuk do të kthehet është naive të mendohet se diçka mund të ndryshojë shumë në nivel ndërkombëtarë.
“Kështu siç po ecën situata shpejtë do të kemi flamurin e ‘Shqipërisë së Madhe’ në afërsi të Pançiq-it”, shtoi ai./Indeksonline/