Godin do të bëhet lojtari më i paguar në Inter
Sipas mediave italiane mbrojtësi i Atletico Madrid ,Diego Godin, ka kryer testet mjekësore me Inter.
Godin do të bëhet lojtari më i paguar i Interit nëse do të zyrtarizohet transferimi në klubin e Interit gjatë verës, shkruan Indeksonline.
Uruguaiani do të fitojë 6,75 milionë euro në vit në San Siro, duke u bërë lojtari më i paguar tek skuadra italiane.
33-vjeqari ka kaluar nëntë vitet e fundit të karrierës së tij tek Atletico, duke u shfaqur në 300 paraqitje në të gjitha garat. /IndeksOnline/