75 Mall Live Search
20:54 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Ky është mesazhi që Kim Kardashian merr në mëngjes nga Kanye West

Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj, Kanye West janë një nga çiftet më të përfolura të momentit.

Ylli televiziv dhe reperi i njohur janë prindër të katër fëmijëve dhe krahas angazhimeve që dyshja kanë, ata përpiqën që vazhdimisht të gjejnë kohë për familjen e tyre, shkruan Indeksonline.

Çifti i njohur nuk i lënë anash as dedikimet për njëri-tjetrin dhe atë e shprehin edhe përmes rrjeteve sociale.

Së fundi Kim ka treguar se cili është mesazhi që ajo merr që në mëngjes nga bashkëshorti i saj.

“Kjo është jeta jote, e martuar, ke katër fëmijë, i liron njerëzit nga burgu, mbulon ballinën e revistës ‘Vogue’, shkon në kishë çdo javë me familje, ëndërrta bëhen realitet” ishte mesazhi që Kanye i kishte dërguar Kim.

Ndërkohë, Kim po përgatitet për pjesëmarrjen në ‘Met Gala’ e cila mbahet sonte./Indeksonline/