Mihajloviq: Përmes Tribunalit, Kosova po tenton të krijojë një histori të rrejshme
Zëvendëskryeminsitrja serbe Zorana Mihajloviq, ka komentuar iniciativën e kryeparlamentarit të Kosovës për formimin e një Tribunali kundër krimeve serbe të kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Sipas saj, kjo është një dëshmi se politikanët nuk janë në gjendje të bëjnë asgjë për një të ardhme më të mirë për rajonin.
”Prishtina e rimori të gjithë rajonin në të kaluarën kur është fjala për liritë ekonomike, futja e taksës e që është kundër të gjitha rregullave të botës së qytetëruar”.
Sipas Mihajloviq përmes këtij Tribunali, Kosova po tenton të krijojë një histori të rrejshme.
”Taksa nuk ishte e mjaftueshme për ta dhe tani ata duan të krijojnë një histori të rrejshme që do të fshehte të vërtetën për vrasjen dhe dëbimin e serbëve nga Kosova dhe shkatërrimin e kishave dhe manastireve serbe”.