07:48 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Kjo është agjenda e Papës pas arritjes në Maqedoni

Papa Françesku do të qëndrojë sot në Maqedoninë Veriore.

Mediat në Maqedoni kanë publikuar agjendën e tij gjatë kësaj vizite.

Papa Françesku me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake do të mirëpritet nga Presidenti George Ivanov në orën 9:00 në Villën Vodno.

Pas kësaj pritje Papa do të ketë një takim me presidentin e Maqedonisë dhe familjen e tij po në të njëjtin vend.

Pas takimit me presidentin Papa do të takojë edhe kryeministrin Zoran Zaev dhe familjen e tij, shkruan alsatm

Papa do të takohet edhe me përfaqësuesit e autoriteteve shtetërore, shoqërisë civile dhe trupit diplomatik në vend, pas së cilës fjalime do të kenë presidenti Ivanov dhe Papa Françesku./Indeksonline/