75 Mall Live Search
11:19 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Klopp: Nëse dështojmë me Barcelonën, ta bëjmë bukur

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka deklaruar që skuadra e tij nuk do të hyj e dorëzuar në ndeshjen me Barcelonën.

Pavarësisht mungesave si Mohamed Salah e Roberto Firmino, gjermani theksoi që duhet të provojnë që të eliminojnë Barcelonën.

“Të provojmë, nëse mundemi do të jetë e mrekullueshme. Nëse jo, le të dështojmë në mënyrën më të bukur, me rezultat të ngushtë. Sigurisht, do të jetë shumë veshtirë” deklaroi Klopp.

Ndeshja Liverpool – Barcelona zhvillohet sonte nga ora 21:00. Spanjollët e kanë fituar ndeshjen e parë 3-0. /Indeksonline/