Rashica si 18 vjeçar kishte luajtur me Kosovën ndaj Werder Bremenit, tani është yll i gjigantit gjerman
Në mars të vitit 2015, Milot Rashica ishte ftuar për herë të parë nga trajneri Albert Bunjaku te Kosova.
Atë kohë ai ishte pjesë e Kosovës së Vushtrrisë, shkruan Indeksonline.
Në atë periudhë, Kosova kishte zhvilluar dy ndeshje miqësore me Eintracht Frankfurtin dhe Werder Bremenin.
Rashica që tani luan për Werderin, ishte ballafaquar pikërisht ndaj skuadrës së tij, e cila e kishte mposhtur Kosovën 2-0.
Atëherë Rashica ishte 18 vjeçar, ndërsa 4 vite më vonë është bërë një prej futbollistëve kryesor të Werder Bremenit.