17:50 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Murati: Heroi Bahri Fazliu po na ndriçon rrugën mos të bëjmë gabime të mëdha

Në 21 vjetorin e rënies së heroit Bahri Fazliut-Gzimit, kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka bërë homazhe te varri i të ndjerit.

Në një postim në Facebook, Murati ka shkruar se Gëzimi do të jetë frymëzim i të gjitha brezave të ardhshëm, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, Gëzimi ishte aktivist, militant, ideolog, publicist, poet e artist. Më poshtë postimi i Muratit.

Në kujtim të Bahri Fazliut – Gzimit

Vitet po kalojnë Gzim. Ti me shokë mbete i ri. Ashtu siç do jesh frymëzim i ri për gjitha brezat. Aktivist, militant, ideolog, publicist, poet, artist, e luftëtar lirie.

Ti me jetën, punën e luftën tënde e preke lirinë, dhe bashkë me shokë na e solle atë. Për 27 vjet u bëre edhe dëshmor.

Sa shumë jetë për aq pak vite. Në këto kohë të turbullta, jeta jote është pishtar që na e ndriçon rrugën çdo ditë.

Po na e ndriçon që të mos bëjmë gabime të mëdha, të mos futemi skutave të errta, ku do të turpëroheshim kur të na kujtohesh ti. I përjetshëm do jetë kujtimi për ty. /Indeksonline/