Zjarri përfshin banesën, vdes familja gjashtëanëtarëshe
Gjashtë persona kanë vdekur në mëngjesin e sotëm në një banesë e cila u përfshi nga zjarri në Harlem, kanë bërë të ditur policia dhe zjarrfikësit.
Siç raportojnë mediat e huaja, në banesën që ndodhej në katin e pestë në Avenuen e 7-të, një zjarr u përhap rreth orës 1:40, transmeton Indeksonline.
“E pash zjarrin dhe nuk ishte një pamje e këndshme. Dëgjova xhamat që thyheshin dhe fëmijët që bërtisnin, ata po kërkonin ndihmë”, ka thënë Abdul Salaam, 25 vjeçari që lajmëroi policinë.

Viktimat janë një burrë, një grua si dhe dy vajza e dy djem të rinj, që besohet se janë anëtarë të një familje, ka bërë të ditur policia.
Kur zjarri pushoi, zjarrfikësit hynë në ndërtesë dhe panë gjashtë trupa të djegur. /Indeksonline/