Gjyqtari anglez: Robertson duhej ndëshkuar me karton të kuq për goditjen ndaj Messit
Jurgen Klopp besonte dhe këtë ua injektoi lojtarëve të tij, që ishin të papërmbajtshëm në fushë, se përmbysja ndaj Barcelonës ishte e vështirë, por jo e pamundur. Dhe kështu rezultoi, në fakt. Goli i hershëm i Origi e rriti besimin më shumë te vendësit, që morën një fitore të jashtëzakonshme 4-0.
Sidoqoftë, ndeshja mund të kishte pasur një rrjedhë krejtësisht ndryshe, nëse Liverpool do të mbetej me 10 lojtarë në fazat e hershme të lojës. Në minutat e para, anësori i majtë i “Reds”, Andy Robertson, e goditi me të shtyrë Lionel Messin në kokë, ndërsa ai ishte përtokë, para tij.

Messi ishte i zemëruar nga ky veprim, ndaj u ankua tek arbitri Cuneyt Cakir. Sjellja e Robertson nuk u ndëshkua, por sipas ish-gjyqtarit të Premier League, Mark Halsey, skocezi ishte me fat që e shmangu kartonin e kuq: “Andy Robertson duhej dëbuar nga loja për goditjen në kokë të Lionel Messit. Arbitri Cuneyt Cakir nuk e pa incidentin në fillim të ndeshjes në “Anfield”.

Robertson ishte me shumë fat, që edhe VAR-i nuk e pa atë sjellje të dhunshme. Messi ishte në tokë, pas ndërhyrjes, çfarë po i bënte ai? Jam shumë i befasuar që zyrtari i VAR-it nuk ia rekomandoi Cakir rishikimin e incidentit”.
Andy Robertson’s attempt to rough up Lionel Messi early on ?
— GiveMeSport Football (@GMS__Football) May 7, 2019
Don’t make him angry…#FCB #LFC #LIVBAR #UCLpic.twitter.com/buUstiB2WY
Në fakt, nxjerrja me karton të kuq e Robertson mund ta kishte ndryshuar tërë rrjedhën e ndeshjes. Me një lojtar më pak, nuk do të kishte gjasa që Liverpool t’i kalonte 90 minuta pa pësuar gol.